Si çdo ditë dimri, duket që bora na zë në befasi. Janë të shumta fotografitë e shkrepura nga qytetarët ku tregojnë rrugë në Prishtinë që kanë vështirësi në qarkullim me vetura.
Por, pas raportimeve ka reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duke treguar se gjendja në disa rrugë të Prishtinës është e keqe për shkak të reshjeve të borës dhe mospastrimit të tyre.
Ai ka thënë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme që rrugët e Prishtinës të jenë të qarkullueshme./Motilokal.com

