Një tërmet i fuqishëm godet brigjet e Qipros

Një tërmet i fuqishëm godet brigjet e Qipros

Një tërmet me fuqi 6.6 ballë u regjistrua në orët natës në Mesdhe, në brigjet e Ishullit të Qipros

Sipas Qendrës për Monitorimin Sizmik në Evropë dhe Mesdhe tërmeti me magnitudë 6.6 rihter u regjistrua rreth orës 03:00 në Qipro, 100 km larg qytetit të Limasolit.

Në median sociale u theksua se krahas Ishullit të Qipros, tërmeti është ndierë edhe në qytetet turke Antalya, Mersin, Hatay, Adana, Isparta, Burdur dhe Konya.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, por qytetarët e kanë kaluar natën jashtë dhe në makina nga paniku./Motilokal.com