Regjistrohen dridhje toke në Maqedoninë e Veriut

Regjistrohen dridhje toke në Maqedoninë e Veriut

Në ora 07:33 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar dridhje toke, me epiqendër në Greqi. Dridhjet më së shumti janë dëgjuar në Manastir dhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut.

Tërmeti ishte me fuqi prej 3.0 ballëve sipas shkallës Rihter me thellësi prej 2 km. Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë epiqendra e tërmetit ishte 8 kilometra në veriperëndim të Follorinës dhe 114 kilometra në lindje të Elbasanit./Motilokal.com