Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të kalueshme pas rënies së reshjeve të borës, duke te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar.
Por, sipas MI-së në disa segmente të rrugëve komunikacioni është zhvilluar me pak vështirësi.
MI njofton se të gjithë Operatorët Ekonomik, për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në aktivitetin e tyre të plotë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe si rezultat i këtij aktiviteti sot të gjitha rrugët e Republikës së Kosovës të cilat menaxhohen nga MMPHI, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve./Motilokal.com


