Reshjet dëborës kanë mbuluar zonat malore të qarkut të Korçës. Trashësia në këto zona shkon nga 7 deri në 25 centimetra, megjithatë rrugët e fshatrave turistike të Voskopojës dhe Dardhës janë të kalueshme.
Në rrugën e Dardhës është i këshillueshëm përdorimi i zinxhirëve nga km 4 deri në fshat.
Në disa fshatra ka probleme me qarkullimin.
Bora dhe era e fortë kane shkaktuar probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike në disa prej fshatrave të zonave malore./Motilokal.com


