Shkencëtarët kinez thonë se kanë gjetur ujë në Hënë

Shkencëtarët kinez thonë se kanë gjetur ujë në Hënë

Anija kozmike kineze Chang’e-5 është anija e parë që gjen shenja të ujit në hënë sipas pretendimeve të shkencëtarëve kinez. Anija arriti në hënë më datën 1 dhjetor të vitit 2020 dhe mori kampione të shkëmbinjve dhe dheut.

Anija përdori pajisjet e saj që kishte në bord për të bërë matjet shkencore, duke përfshirë reflektimin spektral të shkëmbinjve. Ky është një proces kur drita e reflektuar nga shkëmbinjtë ndikon në përbërjen teknike, duke përfshirë molekulat si oksigjeni dhe hidrogjeni.

Ekipi kinez zbuloi se në disa lloje shkëmbinjsh në një gjerësi gjeografike të mesme në Hënë, molekulat H2O ishin të pranishme në rreth 120 pjesë për milion dhe në të tjera në 180 pjesë për milion.

Landeri kinez Chang'e-5 është anija e parë në sipërfaqen hënore që zbulon shenja uji brenda shkëmbinjve dhe tokës së hënës, pohojnë shkencëtarët kinezë.

Kjo konfirmon gjetjet e bëra nga NASA duke përdorur teleskopë me bazë në Tokë, për të matur shkëmbinjtë e hënës që të gjenin prova të molekulave të ujit. Shpresohet që astronautët që do të jetojnë në Hënë në të ardhmen do të kenë mundësinë që të nxjerrin molekulat e oksigjenit dhe hidrogjenit që të prodhojnë ujë dhe oksigjen. Shumë vëzhgime orbitale dhe matje të mostrave që janë bërë në dekadat e fundit kanë treguar që uji ekziston.

Shpresohet që astronautët që jetojnë në hënë në të ardhmen do të jenë në gjendje të nxjerrin oksigjen dhe hidrogjen molekular, të prodhojnë ujë dhe oksigjen të pastër

Studiuesit kanë zbuluar hidroksil dhe H2O në shkëmbinjtë e hënës. Gjithsesi asnjë matje nuk është bërë në sipërfaqen e hënës për të përcaktuar nga afër ku ndodhen molekulat në shkëmb.

NASA në studimet e saj të mëparshme përdori një Boeing 747 të konvertuar që bëri një udhëtim rreth tokës dhe qëndroi mbi shtresën e reve. Avioni ishte i pajisur me sensorë që zbulonin vibrimet e ujit molekular.

Anija kozmike Chang'E-5 u ul në një nga rajonet më të reja të hënës, e vendosur në një gjerësi gjeografike mesatare të lartë dhe ktheu 1,731 g mostra

Studimi i NASA-s zbuloi molekula uji në kraterin Klavius që është një nga krateret më të mëdhenj që duket nga Toka dhe ndodhet në hemisferën jugore të Hënës.

NASA tha se ky zbulim është një provë përfundimtare dhe e padyshimtë e ujit në sipërfaqen e hënës.

Ky zbulim do të bëjë të mundur që misionet e ardhshme hapësinore në Hënë mund të zgjaten duke përdorur molekulat e ujit që janë të shpërndara në të gjithë Hënën./Daily Mail/Motilokal.com