Moti në Shqipëri vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta. Gjatë orëve të mëngjesit vranësirat dhe mjegulla do të jenë të pranishme ndërsa në orët e mesditës e më tej gjatë pasdites do të mbizotërojë moti i kthjellët. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 9 deri në 11 °C, ndërsa në zona malore 1 deri 10 °C, në zonat malore -6 deri në -2 °C.
Dita e enjte pritet të jetë me mot të ftohtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga -3 deri në 7 °C, ndërsa në zonat malore prej -13 deri në -4 °C. /Motilokal.com


