Mot sot në Kosovë do të jetë i ftohtë, me vranësira e intervale me diell, mundësi për fjolla bore. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga -4 deri në -2 °C, në zonat malore -7 deri në -4 °C.
Dita enjte pritet të mbajë mot të acartë me temperatura të ulët dhe kthjellime. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga -9 deri në -4 °C, ndërsa në zonat malore -15 deri në -5 °C. /Motilokal.com


