Si ta shijoni stinën e dimrit?

Si ta shijoni stinën e dimrit?

Dimri nuk duhet të jetë stinë e gjumit dhe depresive, ndërsa e tërë familja e sëmurë.

Aktivitete përjashta kanë përparësi të mrekullueshme shëndetësore gjatë dimrit. Ajri i ftohët dhe i freskët ndoshta do t’ju mbyllë në ngrohtësinë e shtëpisë, por aktivitetet në një mot të tillë bëjnë mrekulli për disponimin tuaj.

Ushtrimet gjatë dimrit janë të rëndësishme, si dhe ushtrimet gjatë pjesës tjetër të vitit. E rëndësishme është të dini se si ushtrimet në dimër mund të jenë madje edhe më argëtuese dhe interesante se ato të verës. Nëse visheni ngrohtë, asgjë nuk do t’u ndalojë të shijoni kënaqësitë e dimrit, ndërsa ne ju sjellim disa nga aktivitetet, të cilat gjithsesi e meritojnë që t’i provoni.

Vrapimi

Nuk ka arsye që ta ndërprisni vrapimin e rregullt gjatë dimrit, veçanërisht nëse e pëlqeni gjatë pjesës tjetër të vitit. Ka shumë njerëz entuziastë që vrapojnë edhe dimrit, pavarësisht dimrit apo shiut.

Mbroni duart, këmbët dhe kokën, dhe vishni rroba më të ngrohta. E rëndësishme është që të këshilloheni edhe me mjekun për të qenë të sigurt që ajri i ftohët nuk do të shkaktojë sulme të astmës apo dhimbje në gjoks.

Shëtitja

Nuk keni nevojë të mbylleni në shtëpi vetëm pse e keni ftohtë. Vishuni më ngrohtë, dilni dhe shëtisni. Më e rëndësishme është që të visheni ngrohtë dhe me çizme që nuk e lëshojnë ujin.

Shëtitja në dimër do të mbajë eshtrat tuaj më të forta, çka është e shkëlqyeshme për njerëzit që vuajnë nga artriti. Shëtitja po ashtu do të përmirësojë disponimin tuaj dhe do t’ju motivojë. Shëtitja në dimër do të nxisë shpenzim më të shpejtë të kalorive dhe shpejtim të metabolizmit sepse trupi shpenzon energjinë shtesë për t’u nxehur dhe ruajtur nxehtësinë.

Rrëshqitja me saja

Rrëshqitja me saja është një nga aktivitetet më të shpeshta gjatë dimrit. Edhe pse është i shpeshtë tek fëmijët, nuk ka arsye që edhe të rriturit të mos përdorin sajat. Gjithçka që ju duhet janë sajat dhe rrobat e ngrohta.

Rrëshqitja me saja fsheh shumë përparësi shëndetësore. Me siguri nuk e keni ditur që një orë me sajë shpenzon 468 kalori. Ky është aktivitet i cili argëton dhe shpesh përcillet edhe me të qeshura, ndërsa te qeshurat dyfishojnë numrin e rrahjeve në zemër, që është e shkëlqyeshme për shëndetin e përgjithshëm./Motilokal.com