Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar rreth orës 22:37 minuta në Shqipëri. Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë epiqendra e tërmetit është regjistruar në Pukë me magnitudë 4.6 shkallë Rihter.
Raportohet se lëkundjet janë ndjerë 55 kilometra në jugperëndim të Prizrenit dhe 18 kilometra në verilindje të Pukës.
Thellësia e lëkundjeve ishte vetëm 2 kilometra, sipas EMSC.
Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në disa qytete të Kosovës si Pejë, Prishtinë dhe Prizren.
Nuk raportohet për dëme materiale si pasojë e lëkundjeve./Motilokal.com
