Fillon numërimi i shpendëve dimërues në Shqipëri

Fillon numërimi i shpendëve dimërues në Shqipëri

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka nisur numërimin e shpendëve në kuadër të censusit ndërkombëtarë të shpendëve dimërues.

Censi i Shpendëve të Ujit realizohet çdo vit nga AKZM në bashkëpunim me ekspertët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Ornitologë.

May be an image of 1 person, nature and lake

Ky census zhvillohet njëkohësisht në 146 vende të botës në 15-16 janar 2022.

May be an image of 2 people, nature and body of water

Punonjës të AKZM-ve kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm numërimin e shpendëve në Liqenin e Banjës Gramsh, në Liqenet e Belshit si edhe në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna.

May be an image of 1 person and nature

Qëllimi i këtij censi është verifikimi nëpërmjet inventarizimit sipas metodikës përkatëse të popullatave të këtyre shpendëve, të specieve respektive, në të 30 zonat ligatinore bregdetare, liqeneve natyrorë dhe artificialë, grykëderdhje lumenjsh, këneta etj.

Shqipëria i është bashkuar Censit Ndërkombëtar të Shpendëve të Ujit që në vitin 1993, ku fillimisht ky census u zhvillua në habitatet bregdetare dhe liqenin e Shkodrës. Në nivel ndërkombëtar censi ka filluar që në vitin 1967./Motilokal.com