Shpërthimi i vullkanit në Tonga ishte aq i fortë sa dërgoi një valë tronditëse në të gjithë botën, duke bërë që një sërë vendesh në Paqësor të ndezin alarmin për cunami.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa arriti lart në stratosferë.
Ngjarje të tilla të mëdha shpërthyese nuk janë vërtet të zakonshme, por mund të kenë efekte globale kur ato ndodhin. Kjo ngjarje është me të vërtetë në shkallë globale, duke pasur efekte të matshme në të gjithë botën.
Imazhi tregon renë masive të hirit nga shpërthimi, që shpërthen lart në stratosferë, së bashku me tonet e dioksidit të squfurit, i cili dihet se ka një efekt ftohës global kur hidhet në sasi të mëdha.
Hunga Tonga–Hunga Haʻapai është një ishull vullkanik në arkipelagun Tonga. Ndodhet në verilindje të Zelandës së Re dhe lindje-juglindje të ishullit Fixhi. Në imazhin më poshtë mund të shihni vendndodhjen e vullkanit Hunga Tonga në glob.
Qytetarët janë këshilluar të futen të paktën një kilometër brenda zonave të sigurta, apo të qëndrojnë në 10 metra lartësi mbidetare.
Madje gjykuar nga imazhet satelitore shpërthimi ishte i ngjashëm me atë të një bombe bërthamore, ku menjëherë u krijua një lloj “kërpudhe” që ngriti në ajër ujin dhe një pjesë të dheut.
E dridhjet e cunami është ndjerë nga Australia, Havai, Japoni e deri në Alaskë, ku janë ndezur alarmet për të paralajmëruar qytetarët nga vërshimet/Motilokal.com
