Një supermakinë fluturuese, e menduar për udhëtim brenda për brenda qytetit dhe që mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 220 km/h, ka realizuar me sukses fluturimin e parë testues në Dubai.
Mjeti i projektuar nga Bellwether Industries quhet Volar eVTOL dhe fluturoi në një lartësi prej 4 metrash, me një shpejtësi 40 km/h.
Prototipi aktual ka vetëm dy vende, por vizioni përfundimtar i firmës është një automjet me 4-5 ulëse për t’iu përshtatur familjeve. Nuk është zbuluar një shumë specifike për çmimin e mjetit.
Mendohet se prototipi i parë i kësaj makine fluturuese do të jetë gati në vitin 2023, ndërsa në treg nuk do të dalë para vitit 2028.
Firma londineze Bellwether Industries thotë: “Ne besojmë se udhëtimi i njerëzve në qiell do të jetë i pashmangshëm brenda 10 viteve të ardhshme. Prandaj, ne po krijojmë një volar për cilindo që të fluturojë në çdo kohë dhe kudo në çdo pikë. Qëllimi përfundimtar është të ndërtojmë një mënyrë jetese krejt të re 3-dimensionale dhe të udhëheqim botën drejt një lëvizshmërie urbane më gjithëpërfshirëse.”/Motilokal.com


