Dëbora ka mbuluar rërën e shkretëtirës së Saharasë, pasi rënies së temperaturave nën zero. Ky është një fenomen i rrallë që ndodh në shkretëtirën më të madhe në botë ku temperaturat shkojnë deri në 58 gradë Celsius.
Fotografi Karim Bouchetata ka shkrepur disa pamje mbresëlënëse të borës dhe akullit në qytetin Ain Sefra në Algjerinë veriperëndimore. Gjatë natës, termometri në qytetin algjerian ka rënë në -2 gradë Celsius dhe akulli krijoi modele mahnitëse në rërë, shkruan Daily Mail.
Kjo është hera e pestë në 42 vite që qyteti ka parë reshje dëbore, ndërsa rastet e shkuara kanë ndodhur në 1979, 2016, 2018 dhe 2021. Ain Sefra, i njohur si Porta e Shkretëtirës, ndodhet rreth 3000 metra mbi nivelin e detit dhe i rrethuar nga malet Atlas./Motilokal.com






