Mësoni se kur pritet të bie borë në Tiranë

Mësoni se kur pritet të bie borë në Tiranë

Tirana ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit. Lartësia mesatare e fushës së Tiranës është 521 metra, kurse dy malet më të larta janë Mali i Dajtit me 1612 metra dhe Mali me Gropa me 1828 metra.

Qyteti gjendet rreth 34 kilometra larg detit Adriatik në perëndim. Nga jugu dhe perëndimi rrethohet nga kodra relativisht të ulëta, kurse nga ana veriperëndimore Tirana shtrihet mbi një zonë të rrafshët.

Në periferinë veriore kalon lumi i Tiranës. Disa kilometra më tutje nga ana jugore rrjedh lumi i Erzenit.

Në Tiranë mbizotëron një klimë nëntropikale-mesdhetare me reshje dimërore dhe me temperatura mesatare vjetore në korrik +24 gradë Celsius dhe në janar +7 gradë Celsius. Në vit bie 1189 mm shi.

Reshjet e borës nuk janë edhe të zakonshme, pasi që bie shumë rrallë. Pas katër vitesh, Tirana u zbardh nga bora më 13 shkurt të vitit 2021.

Edhe këtë dimër, moti pritet të na surprizojë në Tirana, ku me datat 25, 26 dhe 27 janar priten reshje bore dhe rënie të temperaturave në kryeqytetin shqiptar.

Po ashtu në këto data priten reshje të lehta bore edhe në Durrës, Shëngjin, Vlorë dhe Sarandë.

Motilokal do iu mbajë të informuar për më të rejat dhe surprizat e motit./Motilokal.com