Foka mesdhetare, specia e rrallë në parkun detar Karaburun-Sazan [Video]

Foka mesdhetare, specia e rrallë në parkun detar Karaburun-Sazan [Video]

Foka mesdhetare e njohur me emrin shkencor Monachus monachus është ndër gjitarët e rrallë të përhapur në rivierën shqiptare. Prania e saj u kap nga kamera në parkun detar kombëtar Karaburun-Sazan, pjesë e zonave të mbrojtura të qarkut të Vlorës.

Më pak se 700 individë mendohet të kenë ngelur nga kjo specie, gjë e cila e rendit ndër speciet e rrezikuara në mënyrë kritike si në Listën e Kuqe të specieve në Shqipëri ashtu edhe në Listën e Kuqe të IUCN-së.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë, në bashkëpunim me peshkatarët e zonës, akuakulturën dhe agjencitë turistike siguron informacionin e nevojshëm nga vëzhgimet në terren, bashkëpunim i nevojshëm për sigurimin e mbrojtjes së fokës dhe rritjen e mundësisë për suksesin e riprodhimit në vendin tonë./Motilokal.com

Video: 272137832_274108241479782_7608917945406602925_n.mp4