Njihuni me surprizat e motit për sot dhe fundjavë në Maqedoninë Veriore

Njihuni me surprizat e motit për sot dhe fundjavë në Maqedoninë Veriore

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ftohtë, me vranësira dhe reshje të përkohshme të dëborës, posaçërisht paradite. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore. Gjithkund do të formohet shtresë e re e dëborës, përveç në pjesën e poshtme përgjatë vardarit. Për shkak të temperaturave të ulëta do të paraqiten ngrica. Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 0 °C.

Dita e shtunë do të mbajë mot shumë i ftohtë, gjatë ditës pothuajse i kthjellët e me reshje bore. Temperaturat pritet të lëvizin prej -11 deri në -2 °C.

E diela do të jetë me mot shumë të ftohtë, të kthjellët e me diell, në mbrëmje prite reshje të lehta bore. Temperaturat do të sillen nga -11 deri në -1 °C./Motilokal.com