Disa zona të Shqipërisë janë përfshirë nga moti i ligë me reshje shiu e bore. Disa zona malore janë zgjuar të zbardhur nga bora.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.
Në njoftimin e ARRSH-së bëhet e ditur se reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.
Sipas tyre kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës
ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve: “Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.”/Motilokal.com



