I gjithë vendi është i mbërthyer nga i ftohti polar. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) përmes një njoftimi në rrjete sociale bën me dije fatmirësisht nuk ka probleme me qarkullimin në akset rrugore kombëtare.
ARRSH bën me dije se në akset problematike është hedhur kripë për të shmangur ngricat. Ndërkohë është zgjeruar kalimi në akset ku ka pasur prezencë dëbore.
ARRSH bën apel që drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën, të reduktojnë shpejtësinë, si dhe të pajisen me goma dimërore.
Qarku Korçë:
Në qarkun e Korçës janë të hapura të gjitha akset rrugore, por duhet të përdoren zinxhirë nga automjetet. Në rrugët rurale në të gjitha njësitë administrative malore kalimi bëhet vetëm me zinxhirë, nuk raportohet për momentin mungesë energjie apo fshatra të bllokuar. Trashësia e dëborës në fshatin Dardhë ka shkuar deri në 40 cm.
Akset rrugore:
Qafë Thanë-Pogradec-Korçë e kalueshme pa zinxhirë, por goma dimërore.Korçë-Dardhë pjesërisht me zinxhirë, i hapur
Korçë-Voskopojë pjesërisht me zinxhirë, i hapur.
Korçë-Ersekë pjesërisht me zinxhirë në Qafë Qarri, i hapur.
Korçë-Kapshticë i hapur.
Moti pritet të përkeqësohet nga e hëna, ku temperatura do të shkojnë deri në -18°. Dibra dhe Korça, pritet të jenë dy nga qarqet më të ftohta, ku do ketë prezencë dëbore./Motilokal.com
