Sipas një vlerësimi të Financial Times, shitja e automjeteve elektrike (EV) në tregun evropian ka tejkaluar për herë të parë të atyre me naftë.
Në 18 tregje evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe, më shumë se një e pesta e automjeteve të shitura ishin elektrike, ndërsa ato me naftë ranë në më pak se 19 për qind.
Në dhjetor, rreth 176,000 vetura elektrike u shitën në Evropën Perëndimore, një rekord i lartë i të gjitha kohërave dhe një rritje prej 6 për qind në nivelet e dhjetorit 2020, ndërsa rreth 160,000vetura me naftë u shitën në Evropë, raportoi Financial Times.
Daniel Clarke, analist i automobilave në GlobalData tha: “Evropa ka qenë historikisht shtëpia e një numri lojtarësh dominues në industrinë e veturave me benzinë dhe naftë, por lajmet e sotme duhet të nxisin prodhuesit e veturave të BE-së për të rritur më tej kredencialet e tyre për elektrike.”
Shitjet e veturave elektrike po rriten kryesisht për shkak të stimujve për të blerë në shumë vende evropiane, por edhe përmirësimeve në infrastrukturën e mbushësve, sipas të njëjtit burim.
Ndryshe, Bashkimi Evropian synon që shumica e veturave të jenë elektrike deri në vitin 2035./Motilokal.com
