
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha dielli dhe shumë ftohtë, të shoqëruar me fjolla bore. Në viset malore herë pas here do të ketë reshje bore. Temperaturat do të lëvizin nga -7 deri në -4 °C.
Dita e martë do të mbajë mot të ftohtë, të kthjellët e me diell përgjatë paradites, ndërsa pasditet pjesërisht me re. Temperaturat pritet të lëvizin prej -12 deri në -1 °C.
E mërkura do të jetë me mot të ftohtë, pjesërisht me re paradite, ndërkaq pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej -4 deri në 1 °C./Motilokal.com