Reshjet e dendura të borës 'paralizojnë' Stambollit [Foto]

Reshjet e dendura të borës 'paralizojnë' Stambollit [Foto]

Reshjet e dendura të borës kanë goditur qytetin më të madh të Turqisë, Stambollin, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut dhe mbyllje të aeroportit.

Reshjet e mëdha të borës që kapluan qytetin herët në mëngjes shkaktuan bllokime të trafikut në shumë lagje. Disa pasagjerë dhe automjete kanë mbetur të bllokuar për shkak të borës së madhe.

Youth play in the snow during heavy snowfall in Athens, Greece

Shumica e shkollave tashmë janë mbyllur nga dita e sotme për pushimin semestral dy-javor.

Reshjet e dendura të borës godasin qytetin e Stambollit

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, njoftoi se për shkak të reshjeve të mëdha të borës rrugët nga Turqia veriperëndimore për në Stamboll janë të mbyllura deri në njoftimin e ardhshëm, raporton Anadolu Agency.

May be an image of snow

Yerlikaya po ashtu njoftoi se qendrat tregtare në qytet do të mbyllen në orën 19:30 sipas kohës lokale.

May be an image of road and snow

Bashkia Metropolitane e Stamboll më herët njoftoi se 1.300 të pastrehëve u është dhënë strehim nga moti i ftohtë në ndërtesa dhe hotele të ndryshme.

May be an image of snow

Bashkia po ashtu njoftoi se çdo ditë shpërndanë mbi 2 ton ushqime në 500 lokacione për kafshët endacake.

May be an image of snow

Aeroporti i Stambolli përkohësisht mbyllet për fluturime

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës në qytet edhe Mega-Aeroporti i Stambollit u mbyll për fluturime.

May be an image of 5 people, people standing and outdoors

Kompania ajrore turke ‘Turkish Airlines’ njoftoi se ka pezulluar operimet e saj në aeroportin e Stambollit deri në orën 4 të mëngjesit sipas kohës lokale.

May be an image of snow

Operacionet në Aeroportin ‘Sabiha Gökçen’, qendra kryesore ajrore e Stambollit në anën aziatike të qytetit, vazhdojnë, por me 15 për qind të fluturimeve të reduktuara.

May be an image of sky and snow

Pasagjerët, fluturimet e të cilëve janë anuluar për shkak të reshjeve të borës, po transferohen me autobus nga aeroporti në hotele./Motilokal.com

May be an image of snow, road and treeMay be an image of snow and road