Greqia nxjerr ushtrinë në rrugë/ Qindra automjete mbeten të bllokuara nga stuhia e borës

Greqia nxjerr ushtrinë në rrugë/ Qindra automjete mbeten të bllokuara nga stuhia e borës

Nata ka qenë shumë e vështirë për qindra drejtues mjetesh të cilët kanë mbetur të bllokuar në Attiki Odos, për shkak të reshjeve të dendura të borës, ku operacioni i hapjes së rrugëve po vazhdon edhe sot.

Sipas zyrtarëve qeveritarë, të paktën 1200 automjete kanë mbetur të bllokuara nga bora e madhe. Nga ana e tij, drejtori i trafikut të Attiki Odos, Fanis Papadimitriou, duke folur për SKAI-n, tha se  200-300 persona kanë mbetur në pjesë të autostradës.

kakokairia-elpida-odysseia-stin-attiki-odo-paramenoyn-egklovismena-1-200-ochimata0

Nga mbrëmë vonë, njësitet e ushtrisë kanë mbërritur në të gjitha pikat dhe konkretisht në daljet Penteli, Kifissia, Doukissis Plakentias, Marathon dhe Kantza, duke shpërndarë ushqime, ujë dhe batanije dhe me urdhër të policisë dhe udhëzime të Mbrojtjes Civile të gjitha personat të dërgohen në një vend të sigurt.

kakokairia-elpida-odysseia-stin-attiki-odo-paramenoyn-egklovismena-1-200-ochimata2

Pak pas orës 4 të mëngjesit të së martës u hap autostrada nga dalja e Kantzës drejt aeroportit.

Qindra automjete raportohet se janë ende të bllokuara. Në operacion pe merr pjesë një njësi e zgjedhur e Ushtrisë me makineri të rëndë dhe autoambulanca.

kakokairia-elpida-odysseia-stin-attiki-odo-paramenoyn-egklovismena-1-200-ochimata4

ELAS u ka apeluar qytetarëve në Atikë që sot të qarkullojnë ekskluzivisht me zinxhirë.

anazitisi-eythynon-gia-kleisimo-tis-attikis-odoy-561685183

“Qytetarët të shmangin transportin e panevojshëm” dhe nëse transporti i tyre me makinë është absolutisht i nevojshëm, të bëhet “vetëm me zinxhirë”, theksohet në njoftim.

Autoritet vendosën që të martën të jenë të mbyllura të gjitha bizneset e zonave të prekura, ndërsa janë vënë në gatishmëri të plotë gjithë mekanizmat shtetëror në Athinë u mbyllën shkollat zyra dhe institucione. Qeveria greke u ka bërë me dije punonjësve të administratës publike se për shkak të situatës së rënduar mund të mos shkojnë në punë gjatë ditës së martë./Motilokal.com