
Çmimet e naftës janë rritur sot në tregjet botërore për shkak të shqetësimeve për furnizim në vazhdën e tensioneve në rritje në Evropën Lindore dhe Lindjen e Mesme.
Nafta e papërpunuar standarde ndërkombëtare Brent u tregtua me 86,21 dollarë për fuçi me një rritje prej 0,91%.
Vlerësimi referent amerikan, i njohur si West Texas Intermediate (WTI) ishte në 83,92 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë me një rritje prej 0,73%.
Të hënën, NATO njoftoi se ka dërguar forca ushtarake me më shumë anije dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore në përgjigje të trupave ruse në kufirin me Ukrainën.
Ndërkohë, në Lindjen e Mesme, lëvizja jemenase Houthi kreu sulm me raketa në Emiratet e Bashkuara Arabe të hënën, duke kërcënuar furnizimet e sigurta të naftës nga rajoni.
Ndërsa rreziqet gjeopolitike rriten në këto zona, tregjet globale janë më të shqetësuara për sigurinë e furnizimit duke rezultuar në blerje të përshpejtuara. Ekspertët thonë se rritja e mëtejshme e tensioneve pritet të çojë në një rritje të re të çmimit të naftës.
Nga ana e ofertës, prodhuesit e OPEC-ut nuk po arrijnë të përmbushin kuotat e tyre mujore sipas marrëveshjes së OPEC+ me Rusinë dhe aleatët e saj për të shtuar 400,000 fuçi në ditë./Motilokal.com