Moti sot në Maqedoninë e Veriut, do të jetë mot me diell. Në orët e pasdites do të jetë me vranësira, në verilindje do të jetë mot i paqëndrueshëm me shi, stuhi dhe bubullima, sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri 20 °C, ndërsa të ditës prej 25 deri 35 °C. Në Shkup dhe rrethinë temperatura minimale do të arrijë deri 18 °C, ndërsa e ditës deri 34 °C. /Motilokal/
