Diell me dhëmbë sot në Shqipëri

Diell me dhëmbë sot në Shqipëri

Sot në Shqipëri do të mbizotërojë moti i ftohtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 2 deri në 6 °C, ndërsa në zonat malore -13 deri në -4 °C.

Dita e enjte pritet të jetë me mot të ftohtë, paradite parashikohet pothuajse i kthjellët, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 8 °C, ndërsa në zonat malore prej -10 deri në -2 °C. /Motilokal.com