Moti sot, i ftohtë e me vranësira në Kosovë

Moti sot, i ftohtë e me vranësira në Kosovë

Masat e ftohta të ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes duke krijuar mundësi për zbutjen e këtij acari.

Moti sot në Kosovë do të jetë i ftohtë, kryesisht me vranësira e intervale me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga -5 deri në 2 °C, në zonat malore -4 deri në -2 °C.

Dita enjte pritet të mbajë mot të ftohtë pjesërisht me re e intervale me diell. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga -2 deri në 3 °C, ndërsa në zonat malore -4 deri në 0 °C. /Motilokal.com