Sa viruse ka në planetin tonë?

Sa viruse ka në planetin tonë?

Është vërtet e pamundur të thuhet se sa viruse ekzistojnë, por sigurisht që ka shumë më tepër nga sa mund të imagjinojmë. Në fakt, vlerësohet se vetëm në oqeane ka një numër me 31 zero grimca virale, që do të thotë 10 miliardë herë më shumë se numri i vlerësuar i yjeve në Univers. Për të mos folur për të gjithë ata që janë mbi dhe nëntokë.

Variantet e viruseve

Për këtë sasi të madhe virusesh shkencëtarët kanë kataloguar dhe emëruar zyrtarisht vetëm 9110 specie, zakonisht ato që shkaktojnë sëmundje dhe në çdo rast janë më të lidhura me ne qeniet njerëzore. Megjithatë, vitet e fundit, falë gjenetikës, ne jemi dëshmitarë të një rritje të klasifikimit të këtyre formave në kufijtë e jetës (jo të gjithë i konsiderojnë viruset midis të gjallëve, sepse ato nuk kanë aftësinë për të funksionuar dhe replikuar përveçse brenda një qelize). Dhe po zbulohet se viruset, duke vepruar në gjenet e nikoqirëve të tyre, luajnë një rol të rëndësishëm në evolucionin e të gjitha gjallesave.

Infeksionet 

Por si riprodhohen dhe përhapen viruset? Në praktikë, viruset përdorin metoda të ndryshme për të depërtuar në qeliza dhe për t'i përdorur ato për t'u riprodhuar. Në qelizën e prekur, viruset nganjëherë riprodhohen duke e vrarë atë dhe duke vazhduar të sulmojnë qelizat e tjera në trup. Prandaj, në këtë mënyrë, infeksioni përhapet derisa i gjithë organizmi pritës të sëmuret./Motilokal.com