Sllovaki, vetura fluturuese AirCar më pranë realitetit

Sllovaki, vetura fluturuese AirCar më pranë realitetit

Veturat fluturuese mund të bëhen realitet brenda disa vitesh. Kompania, Klein Vision, prototipi i të cilës ka marrë një certifikatë ajrore nga Autoriteti Sllovak i Transportit, në përputhje me standardet evropiane të aviacionit (EASA), thotë se vetura e saj fluturuese AirCar, tani është një hap më pranë hedhjes në treg.

Vetura fluturuese AirCar po bën prova në kryeqytetin sllovak të Bratislavës. Me krahë që hapen dhe mbyllen, vetura fluturuese përdor një motor 160 kuaj fuqi të firmës BMW, helika dhe parashutë speciale.

The aircraft completed its first inter-city flight in Slovakia last June -- its 142nd successful landing.

AirCar ka kryer 70 orë fluturime provë, 200 ngritje dhe ulje dhe aktualisht po teston kthesat me kënd 45 gradë.

"AirCar" (Foto: Reuters)

Anton Zajac, bashkëthemelues dhe këshilltar i firmës Klein Vision thotë se vetura fluturuese ka marrë certifikatën ajrore në përputhje me standardët evropiane.

AirCar's developers said tests included the full range of flight and performance manoeuvres

“Çertifikata konfirmon se mjeti ynë është ndërtuar në përputhje me të gjitha rregulloret e sigurisë në bazë të agjencisë evropiane të aviacionit.”

Trafiku i dendur dhe nevoja për të patur liri qarkullimi ndikuan tek ideja për krijimin e veturës fluturuese, thotë Zajac.

Stuff of science fiction: A futuristic flying car able to reach heights of more than 8,000ft and speeds over 100mph is now certified to fly after passing safety tests in Slovakia

“Veturat kanë qenë simbol i lirisë së lëvizjes. Shpesh e gjejmë veten të bllokuar në trafik. Objektivi ynë është t’ua kthejmë lirinë e lëvizjes atyre që kanë lejen e pilotit dhe njëkohësisht mund të ngasin një makinë. Ata mund të ngjiten në ajër dhe përshkojnë distanca deri në një mijë kilometra.”

Prototipi aktual mund të përshkojë një distancë prej 500 kilometrash dhe kërkon 28 litra karburant. Vetura fluturuese tingëllon paksa futuriste por Zajac ka besim se ekziston një treg për mjetin që mund të kushtojë rreth 600-700 mijë dollarë.

No price details have been revealed for the futuristic vehicle, but it could be seen in the air and on the roads by next year at the latest

Aktualisht, kompania është duke punuar në prototipin e saj të ardhshëm, i cili do të përshkojë një distancë prej 1000 kilometrash me një shpejtësi 300 kilometra në orë.

Disa argumentojnë se hapësira ajrore do të rëndohet pasi mes të tjerave është shtuar edhe përdorimi i dronëve. Por Zajac thotë se AirCar është më efikas.

Shumë kompani po përpiqen të rrisin gamën e prodhimit të mjeteve ajrore elektrike ndërsa auto-industria është fokusuar tek veturat elektrike. E gjithë enigma qëndron tek fuqia e baterisë, pesha e saj dhe përshtatja tek industria ajrore./Motilokal.com