Moti sot me vranësira e reshje shiu dhe bore në Shqipëri

Moti sot me vranësira e reshje shiu dhe bore në Shqipëri

Gjatë ditës së sotme Shqipëria pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti do të nis me kthjellime dhe gradualisht shtim të vranësirave deri të dendura. Në zonën qendrore dhe atë jugore reshje shiu me intensitet të ulët. Në lindje dhe juglindje në orët e mbrëmjes reshje bore me intensitet të ulët. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 5 deri në 9 °C.

Të shtunën do të mbajë mot i ftohë në mëngjes, gjatë ditës kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -0 deri në 9 °C.

E diela do të jetë me mot të kthjellët e diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 2 deri në 9 °C./Motilokal.com