Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë do të jetë me diell dhe pak më ngrohtë, gjatë pasdites do të paraqiten vranësirat të cilat kah fundi i ditës do të rezultojnë edhe me reshje të borës. Priten edhe reshje të shiut, të cilat mund të kalojnë në ngrica për shkak të temperaturave të ulëta në mbrëmje dhe mëngjes. Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 4 °C.
Dita e shtunë do të nis me reshje të lehta bore, gjatë ditës pjesërisht me re. Temperaturat pritet të lëvizin prej -1 deri në 0 °C.
E diela do të jetë me mot të ftohtë, paradite pjesërisht me re, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të sillen nga -5 deri në 4 °C./Motilokal.com
