Ura në Pitsburg shembet disa orë përpara vizitës së Joe Biden

Ura në Pitsburg shembet disa orë përpara vizitës së Joe Biden

Një urë e mbuluar me borë është shembur në Pitsburg të premten, vetëm disa orë përpara se presidenti Joe Biden të vizitonte qytetin në një udhëtim të planifikuar më parë për të diskutuar mbi infrastrukturën.

Nuk është raportuar për viktima, tha kryebashkiaku i Pittsburgh Ed Gainey në një konferencë shtypi në vendin e ngjarjes në zonën e rrugëve Forbes dhe Braddock.

Automjetet që ishin në një urë të Pitsburgut kur ajo u shemb janë parë të premten në mëngjes.

Presidenti amerikan do ta vizitonte qytetin për të bindur qytetarët rreth projektligjit që parashikon investime deri në 1.2 trilion dollarë për infrastrukturën që përfshin mirëmbajtjen e urës.

Shembja e urës në Pittsburgh të premten shihet nga ajri.

Pas shembjes së urës, ekipet e shpëtimit formuan një zinxhir njerëzor në mënyrë që të shpëtonin pasagjerët që ndodheshin në një autobus pasagjerësh që qëndronte i varur në cepin e urës së shembur.

Automjetet shihen në fund të një ure në Pittsburgh që la rrugën më 28 janar.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë autobusin, në të cilin ndodheshin tre pasagjerë dhe një shofer, që qëndronte i varur në cep të urës. Ura me dy korsi në Forbes Avenue mbi Fern Holloë Creek në Frick Park, një nga parqet më të mëdha të Pittsburgh, u shemb rreth orës 7 të mëngjesit, duke marrë me vete shumë automjete.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se vizita do të vijonte dhe se Biden do të shfaqej vetëm pak kilometra nga vendi i shembjes së urës herët në mëngjes. Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi shembjen./Motilokal.com