Rikthehen reshjet e borës në Shqipëri, ja si paraqitet gjendja e rrugëve

Rikthehen reshjet e borës në Shqipëri, ja si paraqitet gjendja e rrugëve

Pasditja e së premtes ka risjellë reshjet e borës në disa zona të vendi tonë. Bora është rikthyer në rajonin juglindor dhe në verilindje të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale a bërë me dije gjendjen në të cilën ndodhen akset kryesore për shkak të pranisë së reshjeve të një nate më parë.

Sipas ARRSH për shkak të pranisë së borës është e rëndësishme që të përdoren zinxhirë në lëvizjen e rajonit qendror si Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë dhe Zëmblak-Goricë.

Gjithashtu dhe në disa zona të Dibrës dhe Tropojës drejtuesit e automjeteve duhet që të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë.

Njoftimi i plotë:

“Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në: Rajonin Jugor, Korçë-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normslisht.

Rajonin Qendror, Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Zëmblak-Goricë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentin rrugor Qafë Mollë-Bizë.

Në Rajonin Verior, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, Hani i Hotit-Tamarë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh .

Kontraktorët kanë punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhen në postimin e ARRSH.Motilokal.com

May be an image of 2 people and outdoors

May be an image of railroad

May be an image of outdoors

May be an image of snow and road

May be an image of road and snow