SHBA nën ‘pushtetin’ e motit të ligë/ Stuhia e borës shkakton ‘ciklonin bombë’

SHBA nën ‘pushtetin’ e motit të ligë/ Stuhia e borës shkakton ‘ciklonin bombë’

Pjesë të Bregut Lindor të SHBA-së janë goditur nga një stuhi tmerrësisht e fortë dhe reshje të dendura të dëborës, duke shkaktuar kaos transporti dhe ndërprerje të energjisë për mijëra qytetarë.

Pesë shtete shpallën një emergjencë disa orë përpara se reshjet e borës dhe erërat e forta të mbërthenin zonën të shtunën.

A worker clears snow in Times Square

Në disa zona të Masaçusets trashësia e dëborës a shkuar deri në 75 centimetra borë.

Gati 6,000 fluturime në SHBA u anuluan gjatë fundjavës, ndërsa kushtet atmosferike pritet të lehtësohen të dielën.

Sinoptikanët paralajmërojnë se temperaturat e ftohta do të mbeten problem në pjesën më të madhe të verilindjes, me stuhinë e borës që do të vazhdojë në shtetin e Maine.

A man skies across Boston Common

Stuhia, e njohur si Nor’Easter, ka goditur disa pjesë të Nju Jorkut dhe Massachusetts me reshje të mëdha bore, përmbytje bregdetare dhe stuhi.

Deri në mbrëmjen e së shtunës, më shumë se 80,000 shtëpi në shtetin e Massachusetts ishin ende pa energji elektrike.

A snow plough moves snow in Cohasset, Massachusetts

Cape Cod ishte një nga rajonet më të goditura, ndërsa përmbytje nga stuhia bregdetare u raportuan gjithashtu në Nantucket.

Shërbimi Kombëtar i Motit konfirmoi të shtunën se stuhia kishte pësuar atë që njihet si bombo-gjenezë, që do të thotë se ajri më i ftohtë përzihej me ajrin më të ngrohtë të detit, duke çuar në një rënie të shpejtë të presionit atmosferik. Procesi çon në të ashtuquajturin ciklon bombë./Motilokal.com