
Një stuhi e ashpër ka goditur Evropën Veriore herët këtë të diel, duke shkaktuar valë bregdetare dhe duke detyruar transportin publik të mbyllet.
Sistemi i stuhisë, i cili njihet si Nadia në Gjermani dhe Malik në vende të tjera, u intensifikua një ditë më parë duke sjellë erëra të nivelit të stuhisë ndonjëherë në brigjet e Detit të Veriut dhe Detit Baltik.
Ndërsa stuhia u zhvendos drejt lindjes të dielën, departamenti i zjarrfikësve në kryeqytetin gjerman, Berlin, shpalli gjendjen e emergjencës dhe urdhëroi banorët të qëndrojnë në shtëpi, aty ku ishte e mundur.
Stuhia Malik përparoi këtë të diel drejt rajonit nordik. Erërat e forta dhe reshje të shumta shiu e bore përfshinë Danimarkën, Finlandën, Norvegjinë dhe Suedinë.
Ndërkaq stuhia nisi në Britaninë e Madhe, ku la pas dëme materiale dhe kaos në transporti, për t’u zhvendosur më pas në rajonin nordik dhe në Gjermaninë veriore të shtunën në mbrëmje. Në Skoci, një djalë dhe një grua 60-vjeçare humbën jetën nga rrëzimi i pemëve ndërsa erërat e forta goditën pjesët veriore të Britanisë.
Në Danimarkë, shirat e dendur shkaktuan mbylljen e përkohshme të disa urave të duke përfshirë urën hekurudhore që lidh Kopenhagen dhe qytetin suedez të Malmos.
Përmbytjet në shumë pjesë të Danimarkës shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale. Pjesët jugore të Suedisë u goditën rëndë dhe mijëra familje ishin pa energji elektrike deri të dielën pasdite. Tragetet për në ishullin Gotland të Detit Baltik u anuluan.
Makina, varka dhe disa ndërtesa u dëmtuan rëndë në Norvegji, ndërsa reshjet e borës në të gjithë Finlandën shkaktuan aksidente rrugore dhe ndërprenë trafikun e autobusëve dhe trenave në disa pjesë të vendit./Motilokal.com