Java nis me diell, priten reshje shiu e bore në Shqipëri

Java nis me diell, priten reshje shiu e bore në Shqipëri

Java në Shqipëri parashikohet të nis me mot kryesisht të qëndrueshëm por nuk do të mungojnë reshjet e shiut dhe të borës si dhe temperaturat në vlera relativisht të ulëta.

Moti sot në Shqipëri pritet të jetë i kthjellët e me diell gjatë ditës, në mbrëmje me vranësira e reshje shiu, vende-vende edhe në formë shtrëngatash. Në zonat malore reshje bore. Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 12 °C, në zonat malore deri në -7 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të vranët e reshje shiu, vende-vende edhe shtrëngata. Në zonat malore reshje bore. Temperaturat do të luhatën prej 7 deri në 9 °C.

Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen nga 0 deri në 9 °C./Motilokal.com