Diell, vranësira e reshje bore në Kosovë

Diell, vranësira e reshje bore në Kosovë

Fillimi i kësaj jave në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm. Kjo situatë meteorologjike do të mundësohet si pasojë e masave të ajrit me presion relativisht të ulët atmosferike.

Moti sot në Kosovë do të mbajë mëngjesi me ngrica, ditë kthjellët e diell, pasdite e mbrëmje me vranësira e reshje bore. Temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në 6 °C.

Dita e martë parashihet të jetë me mot të ftohtë, kryesisht me vranësira dhe me borë. Temperaturat do të luhatën prej 0 deri në 1 °C.

Ftohtë e pjesërisht me re përgjatë paradites, pasdite pothuajse i kthjellët pritet të mbajë dita e mërkurë. Temperaturat do të sillen nga -7 deri në 1 °C./Motilokal.com