Borë në Dibër, vështirësi qarkullimi në disa rrugë

Borë në Dibër, vështirësi qarkullimi në disa rrugë

Me reshje të dendura dëbore ka nisur muaji shkurt në Dibër dhe Bulqizë.

Reshjet nisën në orët e para të mëngjesit dhe trashësia e dëborës në qytetin e Peshkopisë ka arritur në 10 centimetra, ndërsa në zonat e thella malore në 30 centimetra.

Për shkak të reshjeve të dëborës është krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në akset kombëtare, ku kalohet me zinxhirë.

Rruga e Arbrit nga Peshkopia deri në Klos kalohet me zinxhirë, ndërsa By-Passi në Qafën e Murrizit është i bllokuar. Kompania ndërtuese e rrugës po punon me 4 mjete borëpastruese për hapjen e saj.

Në aksin Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalimi bëhet me zinxhirë, në segmentin rrugor Peshkopi – Draj Reç – Kukës kalimi bëhet me zinxhirë dhe në Dibër – Librazhd kalimi bëhet vetëm me zinxhirë./Motilokal.com