Ujësjellësi ‘Prishtina’ tregon për nivelin e ujit në liqenet Batllava dhe Badovci

Ujësjellësi ‘Prishtina’ tregon për nivelin e ujit në liqenet Batllava dhe Badovci

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badovci.

Sipas KRU “Prishtina” niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 631.49 metra mbi nivelin e detit ose (-3.51 m) nën kuotën maksimale të kapërderdhjes.

Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit sot është 643.40 metra mbi nivelin e detit ose (-6.45 m) nën kuotën maksimale të kapërderdhjes.

“Ujin e zëvendëson vetëm uji”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit Prishtina./Motilokal.com

Fotografia: Blerdi Malushi