Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme në Kosovë

Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme në Kosovë

Gjatë natës dhe orëve të mëngjesit kanë nisur reshjet e borës në tërë territorin e Kosovës, ku sipas Ministrisë së Infrastrukturës të gjitha rrugët janë të kalueshme.

“Sipas informatave nga tereni nga menaxherët e mirëmbajtjes së rrugëve, të gjitha rrugët Nacionale dhe Regjionale, si dhe Autoudhët janë të qarkullueshme për automjete. Kompanitë e MVD-së të kontraktuara nga MMPHI-ja gjatë tërë kohës po punojnë në pastrimin e borës si dhe po intervenojnë me shpërndarje të kripës për qarkullim sa më të sigurt të automjeteve”, thuhet në njoftim.

MI thekson se kujdes të veçantë po i kushtohet rrugëve që shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqitën ngrica herë pas herë.

“Kërkojmë nga ana e vozitësve kujdes më të shtuar dhe respektim të rregullave të vozitjes gjatë kësaj kohe”, thuhet në njoftim./Motilokal.com