Rrezik nga ortekët, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës bën thirrje për kujdes

Rrezik nga ortekët, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës bën thirrje për kujdes

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se pas reshjeve të fundit të borës të përcjella me erëra të forta, disa pjesë në zonat malore të rajonit tonë kanë rrezik potencial për lëshimin e ortekëve.

SHKSHMK u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos skijojnë jashtë shtigjeve të skijimit.

Njoftimi i plotë:

Pas reshjeve të fundit të borës të përcjella me erëra të forta, disa pjesë në zonat malore të rajonit tonë kanë rrezik potencial për lëshimin e ortekëve.

Sidomos faqet e drejtimeve gjeografike: perëndim, veri perëndim dhe disa drejtime të tjera që kanë qenë nën ndikimin e faktorëve të lartpërmendur.

- Rreziku kryesor është në zonat mbipyjore, por ekziston edhe rreziku në zonat pyjore dhe ndërpyjore.

- Mos skijoni jashtë shtigjeve të skijimit!

- Bjeshkatar evitoni aktivitetet e juaja në pjerrësitë 30~45°.

- Zhvilloni aktivitetet e juaja në vende të sigurta dhe jo të ekspozuara.

- Përdorimi i pajisjeve të sigurisë për ortek është i domosdoshëm!

Për çdo urgjencë kontaktoni në numrat:

112

+383-49-840-228./Motilokal.com

May be an image of nature and ski slope

May be an image of mountain and nature