Një stuhi e fortë breshëri godet Santorinin në Greqi

Një stuhi e fortë breshëri godet Santorinin në Greqi

Moti i ligë ka goditur ishullin grek, Santorini. Një stuhi e fortë breshëri ka nisur orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Nga pamjet e publikuara në mediat greke shihet se rrugët janë mbuluar nga sasi e madhe breshëri, ndërsa ngushticat janë kthyer në lumenj.

Situata paraqitet e vështirë edhe në aeroport. Makineritë e bashkisë kanë dalë në rrugë dhe po tentojnë të largojnë breshërin, për të mbajtur të hapur trafikun. Temperatura gjithashtu janë shumë të ulëta, ku termometri shënon 1-2 gradë./Motilokal.com