Të mirat shëndetësore nga sporti i skive

Të mirat shëndetësore nga sporti i skive

Skijimi është një sport shumë i hershëm, meqë skitë janë përdorur si mjet për të ecur mbi borë për nevojat e popullatës në vise të ftohta. Ky sport mendohet të ketë prejardhjen nga vendet skandinave, para 4000 vjetësh. Skijimi për herë të parë nuk është paraqitur si sport, por si nevojë e njerëzve për të siguruar ushqimin. Gara e parë me skija, është mbajtur në kryeqytetin e Norvegjisë, në Osllo.

Nëse ju keni vendosur tashmë që pushimet tuaja dimërore t’i kaloni në alpe apo në vende që ushtrohet skijimi, atëherë gjithsesi që kjo është një ide e mirë ngase ju do të përdorni një teknikë të re në favor të shëndetit tuaj.

Prandaj nëse ju kaloni ndonjë vikend apo të paktën 6 orë duke skijuar, përveç që do të digjni 3 mijë kalori, ju mund të humbni peshë vetëm për një javë e të ndryshoni fizikun tuaj me të cilin nuk ndiheni edhe të kënaqur.

Kjo nuk është e tëra ajo do të jetë e mirë edhe për muskujt tuaj të barkut, e po ashtu do të rris nivelin e imunitetit tuaj madje mund të iu ndihmojë për të lehtësuar depresionin.

Gjithçka që iu sjell skijimi, vije në të mirën e shëndetit, përveç që duhet pasur kujdes të shtuar në ushtrimin e këtij arti të sportit, e që patjetër të përfitime mund të keni edhe për problemet që keni me pjesën kurrizore të shpinës./Motilokal.com