Pekin 2022, hapen zyrtarisht Lojërat Dimërore

Pekin 2022, hapen zyrtarisht Lojërat Dimërore

Olimpiada Dimërore “Pekin 2022” ka nisur zyrtarisht me ceremoninë hapëse. Eventi u zhvilluar në stadiumin “Foleja e Zogut”, impiantin kombëtar të Kinës, që për këtë rast ishte blinduar nga forcat e sigurisë.

Pas një spektakli të shkurtër hapës, mes dritave led dhe rrezeve lazer, sipas traditës, ishte skuadra greke ajo që nisi parakalimin e shteteve pjesëmarrëse.

Në sfond qëndronte shkrimi “mirë se erdhët”, në të gjitha gjuhët e botës.

Në total ishin 91 delegacione në garë për Olimpiadën Dimërore. Pjesa më e madhe e tyre kishin zgjedhur që flamurin ta mbanin dy sportistë, një mashkull dhe një femër.

Shqipëria përfaqësohet në këtë event vetëm me skiatorin Deni Xhepa. Edhe pse vetëm 18-vjeçar dhe në olimpiadën e parë në karrierë, sportisti kuqezi synon të regjistrojë rezultate të larta.

Ndërsa Kosova përfaqësohet nga skitarët Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu.

Lojërat Dimërore u ndërthurën në mënyrë të pashmangshme edhe me politikën. Mes krerëve të shteteve të pranishëm në Pekin ishte edhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Australi, Zelanda dhe Japonia nuk kishin asnjë përfaqësues zyrtar, në shenjë proteste për shkeljen e të drejtave të njeriut në Kinë./Motilokal.com

Interpretuesit krijojnë një ekran lulesh me drita LED gjatë Ceremonisë së Hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 në Stadiumin Kombëtar të Pekinit më 4 shkurt në Pekin, Kinë.

PEKIN 2022 LOJERAT DIMERORE CEREMONIA E HAPJES frame 1776 1280x720

Pishtarët kinezë Dinigeer Yilamujian (L) dhe Zhao Jiawen tundin flakën olimpike në mes të një fjolle gjigante dëbore gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Pekin 2022.

Bateristët performojnë gjatë Ceremonisë së Hapjes për Lojërat Olimpike Verore të Pekinit 2008 në Stadiumin Kombëtar më 8 gusht 2008 në Pekin, Kinë.

Bartësit e flamurit Oleksandr Abramenko dhe Oleksandra Nazarova të Ekipit të Ukrainës mbajnë flamurin e tyre gjatë Ceremonisë së Hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 në Stadiumin Kombëtar të Pekinit më 4 shkurt në Pekin, Kinë.

Interpretuesit kërcejnë nën unazat olimpike gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, në Stadiumin Kombëtar në Pekin, më 4 shkurt.