Një djalë 5-vjeçar maroken me emrin Rejan, i cili mbeti i bllokuar në një pus për pesë ditë, ka vdekur, pavarësisht përpjekjeve të mundimshme për ta shpëtuar.
Një deklaratë mbretërore njoftoi vdekjen e tij menjëherë pas largimit të tij nga pusi.
Rejani qëndroi në një thellësi prej 32 metra, ndërsa pusi ishte i gjerë vetëm 25 centimetra.
Në hyrje të pusit qëndruan për pesë ditë qindra persona që prisnin se çfarë do të ndodhte me vogëlushin. Ndërkohë pasi e nxorën, një ambulancë e shoqëroi me urgjencë 5-vjeçarin për në spital, ku edhe është mësuar se ka ndërruar jetë.
Teksa qëndronte në pus, fëmija u mbajt në jetë nga një tub me oksigjen që ja kishin hedhur nga lart forcat e shpëtimit si dhe një tub tjetër që i dërgonin ujë.
Operacioni për ta nxjerrë ishte shumë kompleks pasi rrezikonte të shembej gjithçka dhe fëmijë të rrëshqiste edhe më poshtë. Forcat e shpëtimit e arritën të hapnin një tunel tjetër paralel me atë ku ndodhej Rejani dhe nga aty e nxorën vogëlushin, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të rënda.
Pusi ndodhej vetëm pak metra nga shtëpia e 5-vjeçarit që teksa luante ra brenda./Motilokal.com
