Franca ka nisur hetimet pasi mijëra peshq të ngordhur që kanë mbuluar një sipërfaqe ujore prej 3 mijë metra katrorë. Peshqit janë hedhur në det nga një peshkarexhë holandeze e cila konsiderohet si e dyta më e madhe në botë. Sipas aktivistëve që kanë filmuar pamjet, mendohet të jenë më shumë se 100 mijë peshq.
Organizata që përfaqëson peshkarexhën, u shpreh se incidenti u shkaktua nga prishja e rrjetës së peshqve, duke e cilësuar si një ngjarje shumë të rrallë. Por sipas aktivistëve peshkarexha ka hedhur qëllimisht peshqit në det pasi ai lloj nuk ka një vlerë të rëndësishme monetare në treg.
Një praktikë që është e ndaluar nga normat e Bashkimi Europian.
Imazhet treguan sipërfaqen e oqeanit të mbuluar nga një shtresë e dendur e bardhë me një lloj peshku që përdoret për prodhimin e vajit të peshkut.
Anijet si Margiris përdorin rrjeta shumë të mëdha për të zënë peshqit, një praktikë e kritikuar nga ambientalistët./Motilokal.com


