Java në Shqipëri parashikohet të nis me mot kryesisht të paqëndrueshëm me vranësira e reshje shiu, vende-vende edhe në formën e shtrëngatave. Ndërsa në orët e pasdites në lartësinë mbi 300 metra në veri-verilindje dhe në lartësinë mbi 500 metra në lindje-juglindje reshje bore. Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit të ditës së martë. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 11 °C, në zonat malore deri në 2 °C.
Dita e martë do të jetë me mot kryesisht të kthjellët e me diell. Në zonat malore reshje bore në mëngjes. Temperaturat do të luhatën prej 2 deri në 9 °C.
Të mërkurën do të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen nga 1 deri në 11 °C./Motilokal.com


