Fillimi i kësaj jave në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, ku parashihen reshje shiu dhe bore.
Moti sot në Kosovë do të mbajë me vranësira, pasdite e mbrëmje me vranësira, reshje shiu e bore. Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 8 °C.
Dita e martë parashihet të jetë me mot të ftohtë e me erë. Në mëngjes mundësi për reshje të dobëta bore, ndërsa gjatë ditës vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat do të luhatën prej 0 deri në 3 °C.
Ftohtë e pjesërisht me vranësira pritet të mbajë dita e mërkurë. Temperaturat do të sillen nga 0 deri në 7 °C./Motilokal.com
