Moti sot në Maqedoni, me vranësira, reshje shiu e bore

Moti sot në Maqedoni, me vranësira, reshje shiu e bore

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me vranësira, pasdite duke filluar nga pjesët perëndimore me reshje shiu, ndërsa në viset më të larta me reshje të dëborës. Reshjet më intensive do të jenë në pjesët perëndimore të vendit ku do të formohet një shtresë e re e dëborës. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 7 °C.

Dita e martë do të mbajë mot të ftohtë, në mëngjes me reshje të lehta bore, gjatë ditës pjesërisht me re. Temperaturat pritet të lëvizin prej -1 deri në 1 °C.

E mërkura do të jetë me mot të ftohtë e pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën prej 0 deri në 5 °C./Motilokal.com