Përkeqësimi i motit sjellë dallgë deri në 8 ballë, pezullohet peshkimi dhe udhëtimet për në Bari e Brindisi

Përkeqësimi i motit sjellë dallgë deri në 8 ballë, pezullohet peshkimi dhe udhëtimet për në Bari e Brindisi

Shqipëria është përfshirë nga një mot i keq, ku priten reshje të dendura shiu e dallgë të mëdha në det.

Së fundmi për shkak të situatës së rënduar Drejtori e Përgjithshme Detare njofton se pezullohet lundrimi i mjeteve te vogla lundruese dhe mjeteve të peshkimit gjithashtu për datën 07.02.2022 është pezulluar lundrimi për linjën Durrës-Bari-Durrës, Vlorë-Brindisi-Vlorë.

Bregdeti shqiptar do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3.5 m dhe forca e detit 5-6 deri 7-8 ballë. Kushtet e motit përmirësohen në datën 9 shkurt 2022 mbas orës 6 të mëngjesit.

Njoftimi:

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erërave të forta me drejtim jug-jugperëndim dhe veriperëndim në datën 7 deri më 8 shkurt 2022 moti në gjithë bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar. Bregdeti shqiptar do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 53 kilometra në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3.5 m dhe forca e detit 5-6 deri 7-8 ballë. Kushtet e motit përmirësohen në datën 9 shkurt 2022 mbas orës 6 të mëngjesit.

Për shkak të kushteve të motit Pezullohet lundrimi i mjeteve te vogla lundruese dhe mjeteve të peshkimit gjithashtu për datën 07.02.2022 është pezulluar lundrimi për linjën Durrës-Bari-Durrës, Vlorë-Brindisi-Vlorë.

Drejtori e Përgjithshme Detare do ju informojë në vijimësi për çdo ndryshim./Motilokal.com